Google ADS

E akuzoi rëndë, Afrona i reagon publikisht Bleros

10:42 | 25 Prill 2023
A. B.

Blero Muharremi dhe Afrona Dika vitin e kaluar i dhanë fund martesës së tyre disavjeçare.

Dy ditë më parë këngëtari Blero ‘shpërtheu’ me akuza të forta ndaj ish-bashkëshortes.

Ai tha se Afrona e ka dashur vetëm për interes.

Pasi bëri bujë të madhe në media kjo deklaratë e tij, blogerja vendosi t’i reagojë mëngjesin e sotëm me një thënie.

“Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra kur e di të vërtetën”, shkroi ajo në gjuhën angleze duke iu kundërpërgjigjur publikisht ish-bashkëshortit.

Përndryshe i njëjti pranoi se ka nisur një lidhje të re dhe se tashmë është i lumtur me vajzën që ka në krah, e cila nuk e sheh vetëm si burim parash, por çmon vlerat njerëzore të tij. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme