Dyshohet se Beniada është infektuar me Covid në BBV?

18:39 | 11 Janar 2022
A Z

‘Vëllau i Madh’, ka dërguar një zarf të bardhë për banorët.

Banorja e re Xheisara është ajo e cila e ka lexuar këtë zarf, shkruan lajmi.net.

Në zarfin e dërguar nga produksioni thuhet se për shkak të gjendjes me Covid-19, nuk do të lejohen surprizat me familjarë brenda shtëpisë së BBV-së.

Gjithashtu ata të gjithë do të bëjnë testin e Covid-it.

‘Nuk do të lejohet më të keni kontakt fizik me të ftuarit, këngëtarë, familjarë. Gjithashtu sot do të bëni të gjithë testin e Covid-it’, thuhet në zarfin e bardhë.

Pas këtij zarfi hedhen dyshime tek Beniada, pasi ajo dy ditët e fundit ishte e sëmurë dhe nuk ishte çuar fare nga krevati pasi nuk ndihej fare mirë.

Edhe komentet e shumta në videon e postuar nga faqja zyrtare e Big-ut kishte urime që Beniada mos të jetë e infektuar.

Të ngjashme