Performanca e Madonnës në Eurovizion është në dyshim, pasi organizatorët thonë se ajo ende nuk ka nënshkruar një kontratë.
Mbikëqyrësi ekzekutiv i Eurovizion, Jon Ola Sand tha: “Bashkimi Europian i Transmetimeve kurrë nuk e ka konfirmuar prezencën e Madonnës. Nëse nuk kemi një kontratë të nënshkruar, ajo nuk mund të performojë në skenë”.
Eurovizioni do të mbahet më 18 Maj në Tel Aviv të Izraelit.
Prezenca e Madonnës në Eurovizion u njoftua nga menaxherët e saj në SHBA dhe Britani gjatë muajit Prill.
Ata thanë se “mbretëresha e Popit” do të këndojë dy herë gjatë festivalit.
Drejtuesi ekzekutiv theksoi se negociatat janë në vijim.
“Aktualisht jemi në një situatë pak të çuditshme. Kemi një artist që dëshiron të marrë pjesë në Eurovizion, dhe ne dëshirojmë ta mirëpresim. Por për këtë duhet të sigurojmë kontratën. Jemi duke negociuar, por nëse nuk nënshkruajmë kontratë këtë javë, ajo nuk do të dalë në skenë”, u shpreh ai. Sipas “Jerusalem Post”, Madonna do të mbërrijë në Tel Aviv të mërkurën për të nisur provat.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...