Google ADS

Dy vite pas ndarjes, Dafina Rexhepi kthehet në krahët e ish të dashurit

23:47 | 5 Shkurt 2019
Arbresh.info

Të gjithë e mbajmë mend debutimin e këngëtares simpatike kosovare, Dafina Rexhepi e cila qysh me paraqitjen e para arriti të jetë një emër mjaftë i pëlqyer dhe i lakuar në mediat rozë.

Por, karriera e saj muzikore qe e luhatshme vite pas vitesh. Artistja thuhej se ishte distancuar nga muzika pikërisht për shkak të fokusimit të saj në lidhjen e dashurisë që më pas mori fund.

Megjithatë, duket se këngëtarja sërish është kthyer në krahët e ish të dashurit të saj, madje ajo ka postuar edhe një instastory me të, gjë që tregon se sërish ata janë bërë bashkë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme