Dy vite nga vdekja e bilbilit të muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha

09:50 | 7 Shkurt 2022
A. B.

Kanë kaluar dy vite nga vdekja e këngëtares së mirënjohur të muzikës së mirëfilltë shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Ajo ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare saktësishtë më 7 shkurt të vitit 2020 në Prishtinë si pasojë e një sëmundje të shkurtër.

Pagarusha njihet për interpretimet e saj në muzikën popullore dhe opera. Ajo ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtina.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj. Ndërkaq karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984.

Ajo është nderuar me çmimin “Nderi i Kombit” nga presidenca e Shqipërisë, ndërsa presidenca e Kosovës i ndau çmimin “Artiste e Merituar”.

Pagarusha ishte e martuar me kompozitorin e njohur shqiptar, Rexhep Mulliqi.

Ata kanë së bashku një djalë, Leonard Mulliqi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme