Google ADS

Dy persona të armatosur i hynë në shtëpi reperit të famshëm

09:43 | 1 Gusht 2018
Arbresh.info

Reperi French Montana është rrezikuar mëngjesin e së martës, nga disa persona të armatosur, shkruan TMZ.

Shtëpia e reperit të famshëm, French Montana ka qenë në shënjestrën e grabitësve. Dy persona të armatosur kanë hyrë mëngjesin e së martës në shtëpinë e tij në Kalabasas.

Sipas “TMZ”, zyrtarët thonë se morën një telefonatë nga ora 9 e mëngjesit, por ngjarja ka ndodhur disa orë më parë. Reperi French dhe disa persona të tjerë ishin në shtëpi gjatë atij momenti.

Gjithashtu është e paqartë nëse grabitësit morën diçka, policia po vazhdon duke hetuar ngjarjen por nuk ka asnjë person të dyshuar.

French Montana është njëri ndër reperet amerikan i cili ka mbështetur artistet shqiptare në karrierën e tyre ndërkombëtare dhe ka publikuar projekte muzikore me Era Istrefin dhe Dafina Zeqirin.

Me Era Istrefin Montana ka sjellur këngën “No I love Yous” që ka arritur 15 milionë shikime në kanalin zyrtar YouTube.

Ndërsa me këngën e Dafina Zeqirit “Four Season” reperi vetëm ka qenë pjesë e videoklipit, kënga ka arritur 3 milionë shikime në YouTube. /GazetaBlic/

 

 

Të ngjashme