Dy muaj pa humoristin e njohur, Adelina me fjalë prekëse për babain

10:34 | 27 Maj 2021
A. B.

Sot u bën dy muaj që nga vdekja e humoristit shqiptar, Rasim Thaçi-Cima.

I ndjeri thuajse çdo ditë përkujtohet nga njerëzit e tij të dashur përfshirë këtu edhe familjarët, shkruan portali arbresh.info

Një dedikim së fundmi kundrejt tij e ka bërë edhe këngëtarja Adelina Thaçi duke përkujtuar me disa fjalë prekëse.

“2 muaj pa ty bab, kam qajt e qesh deri ne oret e mëngjesit sot, e ndjeva shpirtin tënd rreth meje, qysh ka mundësi bab edhe prej parajses po na mban me humor. Kujtime pafund, te qeshuna pafund… po me mungon fort..fort… i përjetshëm kujtimi për ty”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se humorsit ka lënë pas një karrierë të bujshme profesionale duke u cilësuar si një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme