Google ADS

Dy motrat Kardashian fshehin barkun e tyre

09:49 | 27 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ato thuhet se presin të bëhen nëna gjatë vitit 2018.

Nënat e ardhshme Khloe Kardashian, 33 vjeçare dhe Kylie Jenner, 20 vjeçare u paraqitën së bashku në një fotografi për festën e Krishtlindjeve, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.

Khloe ditë më parë për herë të parë konfirmoi se ajo është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, por Kylie ende nuk ka vendosur të pranoj shtatzëninë e saj.

Imazhet e publikuara në Snapchat të Khloe-it janë kufizuar në atë mënyrë që të mos ekspozohet barku i asnjërës.

Kylie dukej e mrekullueshme , duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve edhe pse pa ekspozuar trupin./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme