Talenti i shqiptarëve në muzikë tashmë është i dëshmuar edhe në rrafshin ndërkombëtar.Në spektaklin e talenteve “The Voice of Italy”, së fundmi janë prezantuar dy vajza me prejardhje shqiptare, të quajtura Serena dhe Ina Sinani.
Ato kanë kënduar së bashku në audicionet e fshehura këngën “Shumë Pis” të artistëve shqiptarë Era Istrefi dhe Ledri Vula.
Dy motrat Sinani kanë arritur t’i mahnitin publikun me interpretimin e tyre, njëlloj siç kanë bërë me jurinë.
Të katër anëtarët e jurisë kanë kthyer karriget për vajzat shqiptare, duke ofruar mundësinë e marrjes së tyre në grup.Kujtojmë që edhe ndër vite shqiptarët kanë pasur sukses në këtë kompeticion muzikor, siç është rasti i këngëtares Elhaida Dani, e cila ishte shpallur fituese e një prej edicioneve të “The Voice of Italy”. /Ekonomiaonline
https://www.instagram.com/p/BwnOAzrBuQf/
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...
Pacolli reagon pas vizitës në Çabiq: Nëse dikush i ka lënë n...
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...