Dy kosovarë të suksesshëm takohen në Kanë (FOTO)

22:44 | 26 Maj 2017
Arbresh.info

Ludo Lee sot është një nga emrat më të lakuar në botën e yjeve të Hollywood-it.

Ai njihet për bashkëpunime me emra të mëdhenj si: Kim Kardashian, Jennifer Aniston, Paris Hilton, Eva Longoria, Madonna, Monica Bellucci dhe super modele si: Naomi Campbell, Miranda Kerr, Heidi Klum, shkruan arbresh.info.

Por kësaj here nuk janë në krahun e tij këta emra të njohur me të cilët ai punon. Por është një person me të cilin kanë një të përbashkët të madhe, sepse që të dy janë lindur në Kosovë, por që kanë të arritura të mëdha.

Ludovik Tunaj apo i njohur si Ludo Lee, ka pozuar së bashku me yllin kosovar Rita Orën, e kur bëhen dy kosovar së bashku nuk ka se si të mos jetë një fotografi e bukur.

Por përpos fotografisë ajo çfarë bie në sy ishte edhe mbi shkrimi në fotografi “Të dy lindin në Kosovë dhe të dy filluam me asgjë, ishte kënaqësi që të takoja Rita”, ishin fjalët e Ludo Lee./Arbresh.info

screenshot_9

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme