Dy konkurrentët e “Përputhen” lansojnë këngën “Columbiana”

12:56 | 29 Maj 2021
A. B.

Arsimi dhe Eri publikuan këngën e re.

Arsim Abduli dhe Eri Aga kanë publikuar projektin e paralajmëruar me titull “Columbiana”.

Dyshja realizuan këngën e re bashkë me videoklip, ndërsa bashkëpunëtorët e tyre në këtë projekt janë Sardi dhe Deyzoh.

Teksti i këngës “Columbiana” dhe mix/masteri u punua nga Monkey Music, për muzikën u kujdes Sardi, kurse videoklipin e punoi ND Film.

Ndryshe, Arsimi para pak kohe kishte deklaruar se do të merret seriozisht me muzikë, andaj do të publikojë edhe këngë të tjera.

Eri dhe Arsimi janë vetëm disa prej konkurrentëve të “Përputhen”, të cilët ia mësynë muzikës pas famës që e arritën në programin e dashurisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme