Vetëm dy ditë më parë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpall i pafajshëm nga gjykata e Catanias pasi nuk u gjetën prova të mjaftueshmë për ta implikuar në dosjen e Habilajve, një rrjet i fuqishëm narkotrafiku mes Shqipërisë dhe Italisë.
Një vendim ky që me siguri është dhurata më e mirë që mund të merrte në vigjilje të datëlindjes. Tahiri ka festuar mbrëmjen e djeshme 39-vjetorin e lindjes në një prej clube-ve më të njohura në kryeqytet, në praninë e miqve dhe familjarëve që i kanë qëndruar vazhdimisht pranë gjatë këtyre dy viteve të vështirë. Por, për të lumturia më e madhe është Drini, djali i tij 7-vjeçar, i cili tashmë është kthyer në mikun e tij më të mirë. Në fotografitë e siguruara nga ‘’News Bomb’’ duke se Tahiri nuk është mjaftuar vetëm me dhuratat dhe urime, por ka marrë mikrofonin në dorë dhe ka kënduar krahas Sidrit Bejlerit, Eneda Tarifës dhe Eranda Libohovës.
Një moment shumë interesant është kur ai ulet në gjunë dhe i këndon të birit, i cili shfaqet shumë i ngazëllyer nga ky moment. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pas një periudhë heshtjeje ndaj akuzave për trafik droge, pritet që të dalë në një konferencë për shtyp.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...