Google ADS

Dwayne Johnson i blen shtëpi nënës së tij

10:17 | 3 Janar 2019
Arbresh.info

Dwayne Johnsonin do ta dëshironte çdo nënë për djalin e saj.

Aktori i famshëm, të cilin ne të gjithë e perceptojmë si një njeri të fortë, në fakt është shumë emocional dhe i kujdesshëm sidomos kur bëhet fjalë për të dashurit e tij.

Ai është babai i dy vajzave që i lejon të bëjnë çdo gjë dhe e shfrytëzon çdo moment të argëtohet me to gjersa janë ende të vogla.

Nga ana tjetër, aktori nuk e harroi nënën e tij, të cilin vendosi ta befasonte për festat e fundvitit me një dhuratë të pabesueshme.

https://www.instagram.com/p/BsKNYBUBGsj/?utm_source=ig_embed

 

Aktori i dha asaj një shtëpi dhe me këtë rast i shkoi një letër që e publikoi në llogarinë personale në Instagram.

“Kjo është arsyeja pse ndihem kaq mirë. Befasi! I bleva nënën sime një shtëpi të re për Krishtlindje. Gjatë rritjes sime, jetonim gjithmonë në apartamente të vogla, udhëtonim dhe lëviznim vazhdimisht. Shtëpia e parë në të cilën prindërit e mi me të vërtetë jetuan ishte shtëpia që bleva në vitin 1999. Ajo u shkatërrua pesë vjet më vonë, dhe siç ndodh zakonisht, gjërat u bënë pak të komplikuara. Prej këtij momenti, kam vendosur që gjithmonë do të kujdesem për prindërit e mi në të ardhmen”, shkroi aktori.

Ndryshe, aktori që më mirë njihet me nofkën “The Rock”, është duke punuar në projekte të reja filmike.

https://www.instagram.com/p/Br_I4MThLJo/?utm_source=ig_embed

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme