Dukagjin Lipa me dedikim emocionues për Duan: “Jam shumë krenar me ty”

16:50 | 12 Nëntor 2021
A. B.

Frontmeni i grupit “ODA”, njëherësh babai i këngëtares me renome botërore Dua Lipa, Dukagjin Lipa, është tejet aktiv në rrjetet sociale.

Vajza e tij Dua Lipa së fundi është nderuar me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021” në Distinguished Leadership Awards, shkruan arbresh.info

E cili baba nuk do të ishte krenar për vajzën e tij pas gjithë këtyre arritjeve.

Përmes një postimi në Instagram, Dukagjini tha se ndihet krenar për të, ashtu si gjithë të tjerët.

“Jam shumë krenar me ty. Ti na bën të gjithëve të mbushemi me krenari dhe zemrat tona të rrahin fortë (Më duhej të prisja që të gjithë të tjerët të postonin së pari)”, ka shkruar Dukagjini në mbishkrimin e videos.


Përndryshe, fjalimi i yllit të hitit “Levitating” bëri bujë të madhe dhe u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme