Duda i bën ‘diss’ Unikatilit

10:29 | 26 Dhjetor 2019
A. B.

Reperi gjilanas, Duda, nuk e ka ndërmend të ndalet sa i përket thumbimeve me reperin Unikkatil.

Para disa muajsh Unikkatil mbajti një koncert në Gjilan, me gjithë kërcënimet që iu bën nga Duda, e duket se kjo gjë e ka ”tërbuar” këtë të fundit, i cili së fundmi i ka kushtuar një “diss” atij, shkruan portali arbresh.info

Kujtojmë se gjithçka u nxit edhe më shumë kur këngëtari kishte paralajmëruar se do të mbante një koncert në qytetin e Gjilanit gjersa Duda e kishte paralajmëruar se do ta rrihte në momentin që do të shihte në qytetin e tij të lindjes. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme