Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, është vënë jo pak herë në fokus të mediave për pamjen e saj të jashtme.
Ajo është shquar si një prej deputeteve më atraktive dhe elegante të parlamentit, me çka ka ndikuar që ajo të jetë mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale.
Së fundmi, Balje ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin ka pozuar në një stil mjaft elegant dhe unik.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram fotografitë e këtij seti, në të cilin është shfaqur me një fustan të gjelbër me mëngë të gjata.
Me dukjen atraktive prej biondeje dhe flokët e kapura nga mbrapa, Duda është dukur mjaft tërheqëse në këtë fustan të dizajneres Diba Celina.
Në një tjetër fotografi, deputetja e SDU-së mund të shihet në veshje të zezë, të kombinuar me një jelekë ngjyrë portokalli, i cili krijon një kombinim që i rri mjaft bukur përshtat.
Fotografitë e këtij seti janë realizuar nga Labinot Gashi, teksa pëlqimet dhe komentet e shumta në rrjetet sociale nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve kanë qenë komplimente për dukjen e deputetes. /Telegrafi
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...