Google ADS

Dua tregon orarin e premierës së këngës “Don’t Start Now” në mbarë botën

16:42 | 31 Tetor 2019
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, nesër (e premte), pritet të publikojë projektin e saj të ri “Don’t Start Now”.

Ky projekt i saj do jetë i kompletuar edhe me videoklip, ndërsa është pjesë e albumit të ri “New Era” që në shqip do të thotë “Epoka e Re”, shkruan portali arbresh.info

Dua përmes rrjetiti social Instagram i informoi fansat e saj të shumtë për orarin e promovimit në mbarë botën, e në mesin e qyteteve të ndryshme të botës renditet edhe Prishtina, ku kënga do të promovohet në orën 12:00

https://www.instagram.com/p/B4RnHPdhKUQ/

Ylli kosovar po ashtu do të performojë edhe në MTV Europe Music Awards që zhvillohet më 3 nëntor në Sevilla të Spanjës.

Përndryshe renditet e 15-ta në listën e të famshmëve më të pasur britanikë, me 11.8 milionë funte të hyra , për dallim nga Rita Ora që gjendet dy pozita më lartë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme