Dua shfaqet e mbështjellë me flamurin kuq e zi në koncertin për nder të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

08:54 | 29 Nëntor 2022
A. B.

Aristja kosovare me famë botërore. Dua Lipa gjithmonë tregon krenarinë për origjinën shqiptare.

Gjatë koncertit madhështor të mbajtur sot në Tiranë, me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë, Dua së bashku me trupën që e shoqëronte e mbështjellë me flamurin shqiptar i tregoi dhe një herë botës se nga vjen, shkruan arbresh.info

Me koncertin në Shqipëri, Dua e mbylli turneun në kuadër të albumit “Future Nostalgia”.

Kjo ishte edhe shfaqja e 94-të që e realizoi sivjet, me performanca të shumta të tjera nëpër botë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme