Dua Lipa duket sensacionale dhe dramatike me veshjet e saj derisa ka folur edhe për kritikat që i bëri në “Grammy” pavarësisht se filloi një tallje me të në internet.
Dua Lipa i kishte bërë këto komente gjatë ceremonisë së Grammy Awards për përfaqësimin e femrave në ceremon, ku kishte hedhur kritika në bosin e këtij eventi, Neil Portnow.
Këngëtarja kosovare tha gjatë një interviste me Elle që edhe pse komentet e saj “hodhën kritika”, ajo ka shtuar se kishte të “drejtë” që i tha ato.
Këngëtarja -e cila fitoi çmimet për Best New Artist dhe Best Dance Recording-i ishte referuar vitit të kaluar për nominimet dhe fitueset femra, duke theksuar se “këtë vit përfaqësimi ishte më i mirë”.
Komentet e saj vinë pasi që presidenti Neil i “Recording Academy”, kishte bërë të pamundurën që për vitin 2018 të kishte më shumë femra.
“Kur unë fillova ta them këtë tashmë isha vlerësuar dhe isha nominuar krah shumë artisteve femra të jashtëzakonshme këtë vit. Besoj se këtë vit ky numër është rritur dukshëm”, tha Dua.
“Nuk e kisha planifikuar. Vetëm me erdhi në mendje. Por, ndjeva që kisha të drejtë; ra paksa në hije çmimi, por në të njëjtën kohë ai kishte folur për këtë dhe ai e dinte çfarë ka bërë”, ka thënë Dua për komentet e saj në këtë intervistë.
Krahas kësaj interviste të sinqertë, Dua ka mahnitur të gjithë me përzgjedhjen e veshjeve që ka bërë, që përfshin një veshje të zbukluruar me pantallona të shkurtër dhe detaje të tjera.
Këngëtarja e hitit “New Rules” , u shfaq tepër dramatike me një fustan, ku është e ulur në dysheme, ndërkaq pranë saj qëndron një tavolinë e drekës ngjyrë ari.
Një tjetër veshje e saj ishte një fustan i shkurtër i dendur i cili është i theksuar rreth belit të saj me një shirit dhe një palë pantallona të ngushtë.
Që kur ajo u rrit në famë me këngën e saj “Hotter Than Hell”, me të cilin ajo u ngrit në top lista më 2016, jeta e Duas është shikuar nga të gjithë.
“Ata janë brutal. Talljet në këtë shtet janë shumë të këqija. Kur fillova, kurrë nuk kisha pasur ndjenja të urreja. Pastaj gjërat u bën të madh dhe u ndjeva çuditshëm pasi që krahasohesha me Beyonce”, ka thënë ajo.
“Gjithçka që bëja shikohej në detale. Njerëzit dalldiseshin me rritjen tonë. Ata ju vëzhgojnë dhe ju tregojnë se si duhet të dukeni madje edhe si ti shkurtoni flokët”.
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...