Ajo momentalisht është në vetë-izolim me të dashurin Anwar Hadid në Londër.
Megjithatë Dua Lipa dhe i dashuri i saj i famshëm morën pak pushim nga mbyllja për një shëtitje romantike, sipas kohës së mandatuar nga qeveria, transmeton portali arbresh.info.
Këngëtarja e hitit ‘One Kiss’, ishte e tëra buzëqeshje e mbështjellë nën përqafimin e 20-vjeçarit, Anwar.
Dua është duke banuar në një shtëpi rasti, apo si njihen ‘Airbnb’ në Londër me të dashurin, pasi kur u kthye në shtëpi nga turneu i saj në Australi gjeti banesën e saj të përmbytur.
Pavarësisht situatës, çifti dukej më i lumtur se kurrë, ndërsa ata ecnin së bashku dukeshin komod dhe të dashuruar.
Dua Lipa është duke korrë sukses të jashtëzakonshëm me albumin “Future Nostalgia” e cila momentalisht është numër një në Britani të Madhe./arbresh.info/
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...