Dua Lipa ka treguar se si fëmijë, derisa rritej në Britani të Madhe nuk i pëlqente emri i saj.
Kjo për faktin se në secilin prezantim duhej të tregonte se kush ishte dhe nga vinte, ndërsa periudha në të cilën ndodhej Kosova ishte shumë e rëndë.
Emri ‘Dua’ kishte qenë sugjerim i gjyshes së këngëtares për të treguar vet kuptimin që ka në gjuhën shqipe.
“Tash jam krenare me të (emrin). Tash jam. Por, kur isha e vogël dëshiroja të më kishin quajtur Hannah, Sarah, Ella… diçka më normale”.
“Duke qenë se me Dua duhet të sqarosh: ‘Jam nga Kosova’”, ka thënë këngëtarja për The Guardian duke shpjeguar më tej se menjëherë e etiketonin me luftën dhe tragjedinë që ndodhte në vendin e saj dhe se diçka e tillë ishte e rëndë për një fëmijë.
“One Kiss” është një prej projekteve më të fundit muzikore të Dua Lipës që e ka realizuar në bashkëpunim me Calvin Harris.
Kënga është publikuar në YouYube më 6 prill, ndërsa ka kaluar shifrën prej 15 milionë dëgjimesh.
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...