Google ADS

Dua Lipa zgjedh të vishet me stilin e Amy Winehouse në “Brit Awards 2021”

21:23 | 11 Maj 2021
Përparim Bublaku

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, është duke pasur sukses të madh në industrinë muzikore.

Pothuajse të gjitha projektet e saj të fundit janë duke u bërë virale në rrjet, duke marrë miliona klikime, shkruan Mirror.

Krijuesja e albumit “Future Nostalgia” së fundmi është shfaqur në tapetin e kuq të “Brit Awards 2021”, duke marrë vëmendje të madhe.

Ajo zgjodhi që të vishet me stilin e të ndjerës, Amy Winehouse, ndërsa theksoi edhe fizikun e formësuar.

Flokët i kishte të kapura lart kokës, kurse për makijazh shkoi me disa nuanca shumë të hapura.

Dua përndryshe është nominuar në tre kategori të “Brits”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme