Emri i Dua Lipës është i veçantë dhe vitet e fundit shumë i përfolur, por këngëtarja ka zbuluar në një intervistë për BBC se kur ishte më e re, do të donte të kishte një emër tjetër.
“Njerëzit më pyesnin për origjinën e emrit tim. Jam shumë krenare për të, por kur isha e re, doja që emri im të ishte, Hannah – “normal” dhe më “anglez”, tha këngëtarja.
Ajo u shpreh se shpeshherë e ka ndjerë veten paksa të përjashtuar dhe se që fëmijë ka qenë gjithnjë shumë e përkushtuar. “Babi thotë që është shumë e vështirë të më thuash “jo”, u shpreh Dua.
Gjithashtu, Dua foli edhe për dashurinë ndaj librave dhe tha se librat e ndihmuan të kalonte një lidhje, për të cilën u shpreh se ish-partneri kishte një tjetër ide për Duan, ide kjo që s’i përshtatej realitetit.
Këngëtarja theksoi se sjellja dhe këmbëngulja e saj e ndihmuan që të zgjeronte horizontet, sigurisht, të mbërrinte edhe në pikën e suksesit ku është sot.
Ndryshe Dua nuk ka shumë që ka zyrtarizuar lidhjen me regjisorin francez, Romain Gavras.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...