Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është duke promovuar vazhdimisht këngën e saj më të re “Don’t start now”.
Këto ditë ajo është kthyer në Londër pas një super performancë në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.
Dua ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e mëngjesit në “Kiss FM”, ku ka folur në përgjithësi rreth këngës së saj më të re, pro edhe rrjedhojën e gjërave në jetën private
Ndër të tjerash, e pyetur nga moderatorët e emisionit se nëse e mban mend takimin e saj të parë, këngëtarja u shpreh se patjetër që i kujtohet por asesi nuk do të fliste me emrin.
“Në takimin e parë, ai më çoi në një party, dhe më pas shkuam te pjesa ku tymoset duhan, dhe aty pash se ai po puthte një vajzë tjetër”, tregoi Dua.
Ajo tani e tregon këtë situatë me të qeshura, ndonëse kur ndodhi ishte mërzitur paksa dhe ishte larguar nga festa.
“Dhe kur e pash atë që po puthte një vajzë tjetër, thash me vete: A është kjo duke ndodhur? Dhe unë isha si: Në rregull, po marr xhaketën time dhe po largohem”, ka thënë artistja nga Kosova gjatë intervistës për “Kiss FM”.
Me të treguar këtë histori, edhe moderatorët filluan të qeshin – ndonëse ishte një situatë e pakëndshme që e kishte bërë Duan të ndjehej e tradhtuar.
Sido që të jetë, vitet kaluan dhe ajo mori epitetin e një ylli botëror, ndërsa me hijeshinë e saj Dua u shndërrua në ëndrrën e çdo mashkulli. Aktualisht, ajo është në lidhje me modelin Anwar Hadid./Telegrafi/
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...
Para ndeshjes me Rumaninë, delegacioni i FFK-së mirëpritet n...