Dua Lipa ka treguar historinë e plotë të bashkëpunimit me Chris Martinit e Coldplayt, e cila rezultoi me baladën e vitit 2017, ‘Homesick’.
Duke folur për Billboard, Lipa zbuloi se ishte një ëndërr e plotësuar bashkëpunimi me Martinin dhe se fillimisht ishte inkurajuar nga një grua që punon me bendin t’i dërgojë ndonjë këngë që kishte realizuar ndër vite.
“Unë vetëm mendova se ajo ishte e sjellshme”, tha Lipa. “I kam dërguar disa këngë të panjohura nga albumi im, pastaj morra një email ku shkruante ‘Oh, Chrisit me të vërtetë i pëlqejnë punimet tua, pse nuk po vjen në studio e Malibus?”.
“Unë këndoja atë që kisha dhe e pashë atë duke vallëzuar rreth dhomës”, vazhdoi ajo. “Duke shkruar titujt e këngëve, vetëm duke dëgjuar gjithçka dhe duke qenë me të vërtetë i vëmendshëm, kjo ishte shumë surreal”, shtoi zeshkania.
“Me të vërtetë i pëlqente” New Rules”dhe kisha shumë shënime në telefonin dhe laptopin tim. Ai po vështronte disa gjëra që po shkruaja dhe mund të shihte se kisha ‘dy-tre ide rreth albumit’”, vazhdoi rrëfimin 23-vjeçarja.
Lexo po ashtu:
Kohët e fundit Dua Lipa zbuloi se do të donte shumë të punonte me Pink, Franck Ocean dhe më pas Alicia Keysn.
Ndërkohë, Chris Martin është duke u përgatitur për publikimin e një videokënge të re të Coldplayt të titulluar ‘A Head Full Of Dreams’. /Telegrafi/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...