Dua Lipa është ndër yjet britanike që ka qenë e detyruar të largohet nga Los Angeles për shkak të zjarreve që kanë përfshirë zonat e Pacific Palisades dhe Hollywood Hills.
Këngëtarja britaniko-shqiptare, 29 vjeç, bashkë me artistë të tjerë si James Bourne nga grupi Busted, Mark Owen nga Take That dhe Liam ‘Gatsby’ Blackwell nga TOWIE, janë evakuuar ndërkohë që zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë pjesë të mëdha të qytetit, shkruan DailyMail.
Bilanci tragjik i viktimave ka arritur në 10, ndërsa rreth 10,000 ndërtesa janë shkatërruar. Ndër të prekurit nga zjarret janë edhe emra të njohur si Paris Hilton, Denise Crosby dhe Milo Ventimiglia, të cilëve u janë djegur shtëpitë.
Dua Lipa, në një postim të fundit në Instagram, shprehu shqetësimin e saj për situatën, duke e përshkruar këtë periudhë si “ditë të frikshme”, por siguroi fansat se ajo është e sigurt dhe ka arritur të largohet nga qyteti.
Shkëlqimi shqiptar në skenën ndërkombëtare: Sukseset që shënuan Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max gjatë vitit 2024
“Absolutisht shkatërruese dhe të frikshme këto ditë në LA. Po mendoj për të gjithë miqtë dhe njerëzit që u detyruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre”, shkroi Dua.
“Do të ndaj disa linqe për ata që duan të ndihmojnë dhe të dhurojnë për strehëzat që po strehojnë shumë njerëz të zhvendosur. Unë jam e sigurt dhe jam larguar nga qyteti. Dashuri për të gjithë ata që po përballen me këtë situatë jashtëzakonisht të vështirë. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për njëri-tjetrin”.
James Bourne, ylli i grupit Busted, gjithashtu vendosi të largohet nga shtëpia e tij luksoze në LA, pasi zjarret filluan të përhapeshin pranë zonës. Në disa postime në rrjetin social X, ai shkroi:
“Zjarret në rrugën time janë shuar” dhe më pas shtoi: “Shpërthim i madh në rrugë, çfarë po ndodh? Ok, po evakuohem”.
Edhe Liam ‘Gatsby’, i cili u transferua në Los Angeles në vitin 2023, u detyrua të largohet nga shtëpia e tij në West Hollywood. Në një video në Instagram, ai tregoi kodrat e përfshira nga flakët dhe shpjegoi se ishte larguar për në shtëpinë e familjes në West Hills. Megjithatë, shumë shpejt u udhëzua të evakuohej edhe nga atje, pasi zjarret vazhduan të përhapeshin.
“Kjo është jashtë kontrollit! Këto zjarre duhet të jenë të qëllimshme ose dikush po i vë flakën. Nuk ka kuptim si fillojnë në zona të rastësishme”, tha Liam, duke bërë thirrje për lutje për Los Angeles dhe duke falënderuar zjarrfikësit për përpjekjet e tyre heroike.
Mark Owen nga Take That gjithashtu u detyrua të largohej me familjen e tij. Bashkëshortja e tij, Emma Ferguson, ndau një përditësim në Instagram, duke treguar se ata u zgjuan nga “helikopterë, tym i zi dhe erëra të forta”. Emma siguroi ndjekësit dhe të afërmit se ata ishin të sigurt.
Zjarret në Los Angeles vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha, ndërsa autoritetet dhe zjarrfikësit po luftojnë për të mbrojtur jetët dhe pronat e banorëve.
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...