Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, këto ditë po i kalon të qeta në vetë-izolim.
Pak ditë më parë, ajo bëri të ditur se ndodhej e karantinuar me të dashurin e saj, Anwar Hadid, teksa u bënte thirrje fansave që të tregojnë kujdes të shtuar në lidhje me përhapjen e coronavirusit, shkruan portali arbresh.info
Dua publikoi të premten një fotografi shumë të veçantë në InstaStory, ku shfaqej duke shtrënguar duart me të dashurin.
Të dy kishin vënë doreza dhe ishin veshur me veshjen preventive, teksa në mbishkrimin e fotografisë, Lipa tregoi se ata dolën vetëm për të blerë gjërat e nevojshme.
“Dashuri në karantinë. Dita e tetë dhe ne dolëm jashtë për një blerje të domosdoshme, padyshim që jemi shumë të kujdesshëm për të mbajtur një distancë të sigurt nga njerëzit e tjerë. Nëse ju duhet të dilni në dyqane për të blerë ushqime/nevoja, atëherë ju lutemi veproni në mënyrë të sigurt, duke menduar kryesisht për njerëzit e tjerë që ju rrethojnë”, ka shkruar Dua
Dua përndryshe është duke vazhduar të shijojë sukseset e këngëve të saj më të fundit “Physical” dhe “Don’t start now”, teksa ka paralajmëruar se të plotë albumin e saj të ri “Future Nostalgia”, do ta publikojë në muajin prill. / arbresh.info/
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...