Google ADS

Dua Lipa tregon donacionet që do t’i dhuroi për Shqipërinë

20:18 | 28 Nëntor 2019
A. B.

Të gjithë shqiptarët kudo që ekzistojnë janë mobilizuar për të ndihmuar të mbijetuarit e tërmetit tragjik që ndodhi në mëngjesin e hershëm të së martës.

Edhe ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa me anë të një postimi në Instagram ka treguar se përveç donacioneve ndaras që ka bërë ajo dhe familjes e saj, ajo bashkë me miqtë e saj që kanë brendin “Bond.nyc” do të krijojnë produkte që do të dalin në shitje në gjithë botën , të ardhurat e të cilave do të dërgohen 100 për qind për Shqipërinë.

Më poshtë postimi i plotë i Dua Lipës:

“Ky 28 Nëntor, Dita e Flamurit tonë Kombëtar, na gjen në mes të dhimbjes për jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri dhe duke qenë krenarë për solidaritetin që vëllezërit dhe motrat tanë në Kosovë dhe në të gjithë botën po tregojnë për këtë tragjedi .

Si gjithmonë të gjithë jemi të bashkuar dhe të gjithë jemi duke kërkuar mënyrat më të mira për të ndihmuar familjet e prekura, fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre, prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre dhe miqtë që kërkojnë të gjejnë njëri-tjetrin dhe të jenë atje për të dashurit e tyre.
Çdo moment i humbur duket si një moment tepër vonë në ndërgjegjësimin në mbarë botën për këtë tragjedi, dhe kjo është arsyeja pse unë nuk mund të pres më.
Përveç donacioneve personale të imja dhe familjes sime, unë bashkohem me miqtë e mi Kushtrim dhe Arben nga ‘bond.nyc’ për të krijuar materiale që do të shiten në të gjithë botën dhe 100% të të ardhurave do të shkojnë drejt familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Të gjitha të ardhurat do të shkojnë drejtpërdrejt në llogaritë zyrtare të siguruara nga Qeveria e Shqipërisë me të cilët kemi qenë në kontakt përmes miqve tanë në Prishtinë.

Ne kemi dëshmuar se jemi të fortë dhe në momentet si kjo ne bashkohemi si një komb i vëllezërve dhe motrave të BASHKUARA.

Lutuni për Shqipërinë dhe për jetët e humbura. Bashkohuni me mënyrën më të mirë për të ndihmuar kauzën ose të bëni vetë gjërat tuaja. Koha është gjithnjë e duhur.

Dua Lipa nuk hesht, tregon donacionet që do t’i dhuroi për Shqipërinë Të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës janë mobilizuar për të ndihmuar të mbijetuarit e tërmetit tragjik që ndodhi në mëngjesin e hershëm të së martës. Shuma të mëdha parash, veshmbathje, ushqim e strehim janë ofruar për të prekurit nga tërmeti në Thumanë dhe Durrës, shkruan Indeksonline. Karshi kësaj nuk ka heshtur as ylli kosovar i muzikës botëror, Dua Lipa e cila me anë të një postimi në Instagram ka treguar se përveç donacioneve ndaras që ka bërë ajo dhe familjes e saj, ajo bashkë me miqtë e saj që kanë brendin “Bond.nyc” do të krijojnë produkte që do të dalin në shitje , të ardhurat e të cilave do të dërgohen 100 për qind për Shqipërinë. Më poshtë postimi i plotë i Dua Lipës: “Ky 28 Nëntor, Dita e Flamurit tonë Kombëtar, na gjen në mes të dhimbjes për jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri dhe duke qenë krenarë për solidaritetin që vëllezërit dhe motrat tanë në Kosovë dhe në të gjithë botën po tregojnë për këtë tragjedi . Si gjithmonë të gjithë jemi të bashkuar dhe të gjithë jemi duke kërkuar mënyrat më të mira për të ndihmuar familjet e prekura, fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre, prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre dhe miqtë që kërkojnë të gjejnë njëri-tjetrin dhe të jenë atje për të dashurit e tyre. Çdo moment i humbur duket si një moment tepër vonë në ndërgjegjësimin në mbarë botën për këtë tragjedi, dhe kjo është arsyeja pse unë nuk mund të pres më. Përveç donacioneve personale të imja dhe familjes sime, unë bashkohem me miqtë e mi Kushtrim dhe Arben nga @ bond.nyc për të krijuar materiale që do të shiten në të gjithë botën dhe 100% të të ardhurave do të shkojnë drejt familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë drejtpërdrejt në llogaritë zyrtare të siguruara nga Qeveria e Shqipërisë me të cilët kemi qenë në kontakt përmes miqve tanë në Prishtinë. Ne kemi dëshmuar se jemi të fortë dhe në momentet si kjo ne bashkohemi si një komb i vëllezërve dhe motrave të BASHKUARA. Lutuni për Shqipërinë dhe për jetët e humbura. Bashkohuni me mënyrën më të mirë për të ndihmuar kauzën ose të bëni vetë gjërat tuaja. Koha është gjithnjë e duhur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme