Dua Lipa ka deklaruar se ndjehet rehat me të dashurin e saj Anëar Hadid, sesa që ka qenë ndonjëherë në ndonjë lidhje tjetër.
Këngëtarja (25) dhe modeli (21) u bashkuan në qershor të vitit 2019 dhe ai është vëllau i vogël i supërmodeleve Gigi dhe Bella Hadid, transmeton portal arbresh.info
Në një intervistë për Rolling Stone Magazine, Dua Lipa ka theksuar se ‘është shumë rehat’ me të dashurin e saj.
Dua gjithashtu ka treguar për kohën e izolimit që kaloi me familjen e të dashurit të saj në Pensilvani, ndërsa shtoi se aty i ka pëlqyer qetësia dhe shëtitjet me kuaj.
Në lidhje me postimet që bën në mediat sociale, ku shfaqet me të dashurin e saj, Du aka theksuar se ‘të gjithë kemi momente të mira që duam të shpërndajmë me të tjerët’.
“Megjithatë, kemi edhe privatësinë tonë, dhe tregojmë vetëm atë që duam të tregojmë”, shtoi Dua.
Dua dhe i dashuri i saj së fundmi janë parë në Meksikë, ku edhe kanë kaluar ditët e fundvitit./arbresh.info/
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...