Dua Lipa thotë se ka dëshirë të performoj në skena më të mëdha

17:40 | 8 Shkurt 2017
Arbresh.info

E cilësojnë si modele dhe poashtu edhe një këngëtare më zë vrasës, e cila po shpërthen në skenën ndërkombëtare.
Në një intervistë të dhënë për Peter Robinson në Pop Justice, Dua Lipa tha se ka dëshirë që të performojë në skena më të mëdha:

“ Ndjej që nësë ke nevojë të japësh maksimumin e performancës tënde, duhet të jesh në arena/ skena më të mëdha. Ndoshta në albumin e parë, nuk është edhe koha e duhur. Mendoj se duhet të kesh më shumë këngë në repertuarin tënd për të performuar në skena masive. Duhet ti kesh të paktën tri ose katër albume.

Këngët dhe bashkëpunimet e saj i sollën mjaftë sukses, si më e suksesshmja ‘’Hotter than Hell “ me 27 milion klikime në YouTube, mirëpo Dua thotë se duhet bërë punë ende për ti mbërritur skenat gjgante./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme