Zakonisht yjet bëhen idhuj të shumë fansave, por rrallëherë e shohim që artistët të kenë idhull kolegun e industrisë së njëjtë.
Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të kërkuara të momentit në saje të këngëve të reja si dhe çmimeve që ka rrëmbyer kohët e fundit.
Zeshkania së fundi ishte paraqitur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards, ku u shpërblye për këngën më të mirë fal “One Kiss” të sjell në bashkëpunim me Calvin Harrisit
Ndërkohë, në prapaskenë 23-vjeçarja ka zbuluar se ka takuar këngëtaren që e ka frymëzuar dhe e ka pasur idol ndër vite.
Bukuroshja ka publikuar në llogarinë personale në Twitter një fotografi teksa shihet në krah këngëtares, Pink.
“Kam takuar idhullin tim natën e kaluar dhe ishte asgjë më shumë se e përsosur. Është kaq e këndshme për ta takuar dikë që ju e keni shikuar gjithmonë, muzika e së cilës ka qenë gjithmonë aty për ju. Faleminderit Pink që je kaq realiste. Ndihem kaq me fat”, ka shkruar ndër të tjerash Lipa.
Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore që do të jenë pjesë e albumit të ri dhe për të cilin nuk do të nis ndonjë turne muzikor.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...