Emra të mëdhenj të artit shqiptar mbrëmë kanë pushtuar teatrin “Argentina” në Itali, atje ku janë mbledhur nën moton “Tok së bashku për Skënderbeun”.
Inva Mula, Dua Lipa, Ramë Lahaj, Erza Muqolli, Elhaida Dani dhe Ermal Meta ishin në mesin e artistëve që u ngjitën në skenën e teatrit “Argentina” për të interpretuar këngë të njohura shqipe e në gjuhë të tjera.
Dua Lipa, pas performancës, u shpreh tejet e emocionuar nga ky organizim duke deklaruar se dashuria e saj për rrënjët e prejardhjes sa vjen e rritet.
https://www.instagram.com/p/BqZTqirB65C/?utm_source=ig_embed
“Pas një koncerti të bukur komemorativ për Gjergj Kastrioti Skënderbeun, ku performova përgjatë shumë artistëve shumë të talentuar shqiptarë… dashuria ime për rrënjët dhe nga ku vij rritet edhe më shumë, aq shumë sa kam menduar se nuk është e mundshme”, shkroi Lipa para pak minutash në Instagram.
“Të thuash jam krenare është pak. Çfarë ndjenje”, potencoi ajo.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...