Sensacioni i ditëve të fundit, Dua Lipa ka vazhduar takimet e saj pas paraqitjes së saj në Këshillin Atlantik.
Dua ka është takuar me aktivisten për të drejta të njeriut dhe nobelisten, Nadia Murad, shkruan portali arbresh.info
Artistja e njohur ka ndarë imazhe nga ky takim ku njoftoi për bisedën që u zhvillua.
“Fillimisht kam folur me Nadia Murad në zoom, në muajin shkurt të këtij viti. Pas disa takimeve virtuale, ndihem shumë me fat që takova personalisht këtë qenie njerëzore të pabesueshme dje. Nadia më tregoi për tmerret e gjenocidit të komunitetit të saj Yazidi nga duart e ISIS-it dhe traumën e pësuar nga të mbijetuarit e dhunës seksuale. Ne ndamë gjithashtu histori të familjeve tona, fëmijërisë sonë dhe dashurisë sonë për ushqimin arab. Mezi pres të ndaj me ju punën e mrekullueshme që ajo bën dhe punën që do të bëjmë së bashku. Ndiqni “Nadia’s Initiative” për të mësuar më shumë për këtë grua të jashtëzakonshme dhe luftën e saj për njerëzit e saj. Jam i nderuar ta mbështes në rrugëtimin e saj”, ka shkruar Dua.
Kujtojmë që Nadia Murad është aktiviste për të drejtat e njeriut, e cila jeton në Gjermani, ajo është themeluese e fondacionit “Nadia’s Initiative”, që ka për qëllim t’i ndihmojë gratë dhe fëmijët që kanë qenë viktima të trafikimit me qenie njerëzore, gjenocidit apo mizorive masive.
Ndryshe, Dua Lipa është nderuar me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021” në Distinguished Leadership Awards. /arbresh.info/
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...