Dua Lipa shpallet Ambasadore Nderi e Kosovës, mediat ndërkombëtare i kushtojnë artikull të veçantë

10:26 | 8 Gusht 2022
A. B.

Artistja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, prej disa ditësh ka qenë duke qëndruar në Kosovë së bashku me familjen e saj për shkak të festivalit “Sunny Hill”.

Ardhja  saj në Kosovë padyshim që mori vëmendjen e mediave rozë si të atyre vendore ashtu edhe ndërkombëtare, shkruan arbresh.info

Dua u nderua me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës dhe për këtë ishte kryetemë e tabloideve të huaja.

“Dua Lipa është emëruar ambasadore nderi e Kosovës.

Ndërkohë që këngëtarja e “Don’t Start Now” u rrit në Britaninë e Madhe, prindërit e saj janë shqiptarë të Kosovës dhe familja u kthyen në Prishtinë kur ajo ishte tetë vjeçe, menjëherë pasi Kosova shpalli pavarësinë”, thuhet në një pjesë të prestigjiozes Independent.

 

Kujtojmë se, Dua dje u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili e vlerësoi të pamatshëm kontributin e saj për Kosovën. /arbresh.info/

lexo edhe:

Kurti priti në takim yllin botëror Dua Lipa, e vlerësoi të pamatshëm kontributin e saj për Kosovën

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme