Dua Lipa shkëlqen gjatë xhirimeve të klipit të ri, i rikthehet pamjes brune me balluke

10:26 | 24 Tetor 2020
A. B.

Ylli me famë botërore, Dua Lipa gjatë pandemisë i kishte ndaluar të gjitha aktivitetet muzikore.

Por, siç duket ajo i është rikthyer punës, pasiqë u fotografua duke xhiruar klipin e ri në rrugët e Londrës, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info

25-vjeçarja dje është fotografuar nga paparacit, ndërsa shkëlqente me pamjen e re.

Ajo u pa me flokët e saj të zeza dhe balluket e lëshuara, ndërsa kishte veshur një triko të zezë me një këmishë të bardhë dhe pantallona të lëkurës.

Në këto imazhe, Dua shihet duke xhiruar klipin e ri rreth një veture klasike të tipit ‘Triumph Stag’, e cila ishte e lidhur me një automjet tjetër dhe tërhiqej rreth Londrës.

 

Kujtojmë se përmes rrjeteve sociale, Lipa para disa ditësh kishte paralajmëruar që projekti i ri është duke ardhur, teksa po jep vazhdimisht detaje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme