Ajo është njëra nga këngëtaret shqiptare që tashmë ka bërë bujë të madhe në tregun ndërkombëtar.
Fjala është për artisten Dua Lipa, e cila po pushton çdo platformë muzikore dhe po thyen rekorde të njëpasnjëshme, shkruan portali arbresh.info
Dua së fundi ngacmoi fansat me disa ‘selfie’ të realizuara në prapaskenë nga provat në Londër përpara performancës së saj në BRIT Awards javën e ardhshme.
25-vjeçarja zgjodhi një pamje të rastësishme, e veshur me një xhup të gjelbër dhe me pantallona të gjera të markës ‘Marc Jacobs’ për performancën e saj të martën.
Në serinë e fotografive të shpërndara në Instagramin e saj të martën, këngëtarja shqiptaro-britanike u ul në dysheme dhe pozoi me telefonin e saj.
Dua Lipa, Arlo Park dhe Celeste kryesojnë nominimet sivjet në mbrëmjen e madhe BRIT Awards, me nga tri nominime secili.
Çmimet “BRITS 2021” do të shënojnë ngjarjen e parë të madhe në ambiente të mbyllura brenda mbi një viti ndërsa shefat përgatiten të lëshojnë 2.500 bileta falas për punëtorët kryesorë. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...