Google ADS

Dua Lipa shfaqet me stil tejet unik, vishet me fustan neoni

09:38 | 2 Mars 2022
A. B.

Artistja me famë botërore, Dua Lipa është duke udhëtuar nëpër botë me turneun e saj botëror “Future Nostalgia”.

Dua në paraqitjen e fundit u duk mahnitëse teka u largua nga apartamenti i saj në New York për në Madison Square Gardens, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info

Këngëtarja shkëlqeu e veshur me një fustan neoni, me një prerje në mes që nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar.

Fustani i saj në stilin e këmishës ngjitej për figurën e saj trupore, ndërsa kishte një rrip në mes.

Dua e ka kombinuar veshjen e saj me atlete shumëngjyrëshe dhe i mbajti gjërat e nevojshme në një çantë dore me dizajn të çuditshëm në ngjyrat e kaltër dhe gjelbër.

Dua më parë njoftoi se do të nisë një turne në mbështetje të albumit të saj “Future Nostalgia”, i cili u publikua në vitin 2020.

Turneu fillimisht ishte caktuar të zhvillohej vetëm në vende në mbarë Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë.

Megjithatë, këngëtarja u detyrua të shtyjë të gjitha datat në turneun e saj për shkak të fillimit të pandemisë globale dy vjet më parë.

Ajo vazhdoi të mbajë një koncert virtual të quajtur Studio 2054 në nëntor të 2020-ës dhe produksioni u prit mirë nga kritikët e muzikës.

Pas muajsh planifikimi, “Future Nostalgia” filloi zyrtarisht në fillim të shkurtit me një koncert në FTX Arena në Miami. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme