Google ADS

Dua Lipa shfaqet joshëse në Spanjë

23:13 | 2 Nëntor 2018
A. B.

Dua Lipa është një këngëtaret më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo së fundi ka zbuluar se albumi debutues i nxjerrë në shtije gjatë vitit të kaluar ka arritur që sërish të jetë ndër më të shiturit në Britani të Madhe, shkruan portali arbresh.info

Dua Lipa është njëra nga artistet shqiptare që sonte po merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Spanjë, ku po duket tejet e bukur dhe po shkëlqen me këtë veshje.

Për dallim nga Bebe Rexha, Dua është shfaqur me një fustan të shkurtër, shumëngjyrësh, ku dukej seksi dhe provokative.

Ajo  ndau me ndjekësit e saj në llogarinë personale në ‘Instagram’ disa imazhe nga kjo ceremoni, ku pranoi komente pozitive për dukjen.

https://www.instagram.com/p/BpsS4CZhwbO/

Zeshkania ka publikuar një numër të madh të fotografive në llogarinë personale në Instagram, ku shihet se shoqërohet nga i dashuri, Isaac Carew.

Ndryshe, artistja është duke punuar në projekte të reja që do t’i sjell me albumin më të ri muzikor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme