Google ADS

Dua Lipa shënon edhe një sukses tjetër në muzikë

22:26 | 13 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Sukseset e Dua Lipës nuk kanë të ndalur në botën e muzikës.

Artistja shqiptare po shënon rritje me projektet e reja që ajo po sjell.

Kënga “Levitating” e cila është pjesë e albumit “Future Nostalgia” në bashkëpunim me DaBaby u prit mjaftë mirë dhe po shënon edhe suksese të vazhdueshme.

Edhe tani kjo këngë është renditur e treta në “Billboard Hot 100” duke lënë pas yjet si Ed Sheeran, Justin Bieber, The Weeknd e Ariana Grande.

Muaj më parë “Future Nostalgia” u shpall ndër më të dëgjuarit në Spotify me 4.7 miliardë transmetime, ndërsa janë shitur 68,926 kopje të tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme