Dua Lipa reagon ndaj ndërhyrjes izraelite në Kudsin Lindor

15:23 | 10 Maj 2021
Arbresh.info

Në një postim në Instagram, Dua Lipa ka bërë thirrje për “shpëtimin” e lagjes Sheikh Jarrah, e cila tashmë disa ditë është pjesë e tensioneve në qytet, pasi autoritetet dhe kolonët izraelitë kërkojnë largimin e familjeve palestineze.

Ankara
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar në lidhje me ndërhyrjet e fundit të policisë izraelite ndaj palestinezëve në qytetin e pushtuar të Kudsit Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në Instagram, Dua Lipa ka bërë thirrje për “shpëtimin” e lagjes Sheikh Jarrah, e cila tashmë disa ditë është pjesë e tensioneve në qytet, pasi autoritetet dhe kolonët izraelitë kërkojnë largimin e familjeve palestineze.

Ngjarjet në Kudsin Lindor të okupuar

Kudsi i okupuar Lindor është skenë e ditëve të tensionuara për shkak të kërcënimit të migrimit të detyruar për palestinezët që jetojnë në lagjen Sheikh Jarrah. Sulmet e policisë izraelite në Mesxhid al-Aksa po rritin gjithashtu tensionin në qytetin e shenjtë.

Gjatë namazit të taravisë në mbrëmjen e 7 majit, policia izraelite ndërhyri ndaj xhematit në Mesxhid al-Aksa me bomba marramendëse dhe plumba gome, duke plagosur mbi 200 palestinezë.

Ndërkaq, në ndërhyrjen e policisë izraelite kundër palestinezëve më 8 maj, 90 persona u plagosën, kurse Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se midis të plagosurve kishte një foshnjë njëvjeçar dhe fëmijë.

Pas namazit të sabahut dje, policia izraelite ndërhyri ndaj xhematit të Xhamisë Al-Aksa me plumba plastikë dhe bomba marramendëse, duke plagosur dhjetë persona.

Ndërhyrja e policisë izraelite ka vazhduar edhe sot ndaj palestinezëve që po mbronin faltoren e shenjtë nga bastisjet hebrenje, me çka të plagosur kanë mbetur të paktën 300 të plagosur, sipas Gjysmëhënës së Kuqe./anadoluagency/.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme