Dua Lipa prezente në paradën e homoseksualëve në Sidney të Australisë

13:59 | 29 Shkurt 2020
A. B.

Sot në Sidney të Australisë po mbahet “Mardi Gras Parade”, parada e homoseksualëve.

E në këtë paradë  po merr pjesë edhe bukuroshja kosovare me famë  botërore, Dua Lipa, shkruan portali arbresh.info

Këtë e bëri të ditur vetë artistja teksa ndau me ndjekësit me saj të shumtë disa imazhe nga ky event.

Ajo shprehet e nderuar që ishte pjesë e këtij eventi, ndërsa tha se pret me padurim të këndojë sonte për fansat e saj.

“MARDI GRAS PARADE ?️‍? çfarë nderi të jem sot këtu ? Shihemi sonte në koncert”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografive.

Lipa është përqendruar fortë në punën për albumin e saj të radhës, “Future Nostalgia”, i cili do të publikohet më datë 3 prill të këtij viti./ arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme