Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa brenda një kohë të shkurtër, ka arritur të jetë një nga emrat më të njohur në mbarë botën.
Tashmë është bërë një vit prej se këngëtarja kosovare ka plasuar albumin e parë, këngët e të cilit janë shëndërruar në hite, transmeton arbresh.info
Revista e njohur ‘GQ’ ka shkruar një artikull për këngëtaren ku shkruan ‘Dua Lipa po i ndryshon rregullat e muzikës Pop’.
‘GQ’ e quan Duan si një fenomen që për një kohë të shkurtër me muzikën e saj të cilën ajo e shkruan vetë arriti të marrë zemrën e publikut, sidomos me hitin e saj ‘New Rules’ të cilin thuajse nuk ka njeri që nuk e ka dëgjuar.
Dua e pyetur se a i ka rastisur të dëgjoj këngët e saj në radio dhe si është ndier në ato momente, tregon se për herë të parë në radio kishte dëgjuar këngën e saj ‘Be the one’ dhe se është ndier shumë e emocionuar, madje, ajo thotë se edhe pse ka kaluar kohë dhe që shumë shpesh tashmë i bie që t’i dëgjoj këngët e saj, ajo gjithmon ndihet e emocionuar.
Dua poashtu ka treguar se ndihet shumë e lumtur për sukseset e arritura deri më tani dhe se zhanri i muzikës pop edhe pse ka ndryshuar ndër vite, vazhdon të jetë më i preferuari tek ajo dhe se do të vazhdojë të punoj rreth projekteve të reja./arbresh.info/
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...