Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është pjesë e video-lojës më të re, FIFA 21.
Duke qenë pjesë e saj, ajo së fundmi ka përzgjedhur njëmbëdhjetëshin e saj në FIFA, ku ka inkuadruar dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës.
Bëhet fjalë për dy lojtarët e njohur shqiptarë: Milot Rashica dhe Amir Rrahmani.
Po ashtu pjesë e formacionit është futbollisti shqiptar që luan për Përfaqësuesen e Zvicrës, Granit Xhaka.
Ka qenë faqja e EA Sports FIFA ajo e cila ka publikuar formacionin e përzgjedhur nga vet këngëtarja Lipa.
“Mendoni se keni atë që duhet për të mposhtur skuadrën e Dua Lipës? Luani betejën e saj të veçuar të skuadrës tani në #FUT21 për një kohë të kufizuar”, thuhet në njoftimin e EA Sports FIFA në Twitter.
Të tjerë emra të njohur në formacionin e këngëtares janë: Alisson, Ferdinand, Van Dijk, Arnold, Saka, Phillips, Maradona dhe Aubameyang. /Telegrafi/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës