Dua Lipa ka ndarë një sërë fotografish që dokumentojnë rutinën e saj të kujdesit për veten, ndërsa po përgatitej për performancën në Madison Square Garden.
Këngëtarja dhe kantautorja 26-vjeçare publikoi imazhet me 79.8 milionë ndjekësit, duke përfshirë një selfie ku pozoi me disa syze dielli gjatë rrugës për shou.
Ajo ndau gjithashtu një pamje të vetes nga shtrati, nëpërmjet së cilës tregoi se është duke marrë edhe trajtim mjekësor nën vazhdën e turneut.
Dua dukej se kishte nevojë për trajtimet, gjersa shpërndau një tjetër imazh me maskë nën sy.
Ylli ka dokumentuar turneun e saj në Instagram që kur filloi më 9 shkurt në Miami, Florida.
Këngëtarja e “Don’t Start Now” shkroi në postim: “11 shfaqje të realizuara – MSG nesër”.
Fansat e shqetësuar reaguan menjëherë në Instagram për t’i dërguar dashuri dhe i kërkuan që të ‘kujdeset’ për veten gjatë turneut.
Lipa njoftoi më parë se do të nisë një turne në mbështetje të albumit “Future Nostalgia”, që e solli në vitin 2020.
Shfaqjet ishin caktuar të mbaheshin në Mbretërinë e Bashkuar dhe nëpër Evropë.
Megjithatë, ajo fillimisht ishte detyruar t’i shtynte të gjitha datat për shkak të situatës së krijuar me COVID-19.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...