Artistja e famshme botërore, Dua Lipa po përballet me një proces gjyqësor pasi shpërndau një foto paparacësh të sajën pa lejen e tyre.
Integral Images paraqiti një padi me tetë faqe kundër yllit të muzikës të martën duke pretenduar shkelje të së drejtës së kopjimit sepse ajo e bëri këtë “pa leje ose autorizim”, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Siç raporton Billboard, kompania shkruan se Dua ndau një nga fotot e tyre pa marrë leje, në të cilën këngëtarja largohet nga një aeroport e veshur me një kapelë të madhe, dhe tha se do të kërkojë 150,000 dollarë dëmshpërblim.
Imazhi në fjalë u shpërnda në llogarinë e Lipas në Instagram në shkurt 2019-s.
Integral Images ka argumentuar se këngëtarja përdorë faqen e rrjeteve sociale si një mjet marketingu. /arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë