Google ADS

Dua Lipa nisi provat për “Grammy Awards”

11:46 | 7 Shkurt 2019
Arbresh.info

Mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy Awards” po afron.

Të dielën më 10 shkurt, tapeti i kuq do të shtrohet në hyrje të “STAPLES Center”, në Los Angeles të Kalifornisë, për shumë nga yjet botërorë të muzikë.

Aty të pranishme do të jenë edhe këngëtaret e famshme shqiptare: Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Këto dy të fundit kanë një arsye më tepër për ta shijuar mbrëmjen, ngase janë të nominuara për dy nga çmimet e mbrëmjes.

Dua kandidon në çmimin për “Këngën më të mirë ritmike” për këngën “Electricity” (bashkëpunim me Diplo dhe Mark Ronson), si dhe për çmimin “Artistja e re më e mirë”, në po të njëjtën kategori që gjendet e nominuar edhe Bebe Rexha.

Përveç të tjerash, Dua do të ngjitet edhe në skenë për të performuar para publikut gjigant të “Grammy Awards”.

https://www.instagram.com/p/BtkmeQth7IA/?utm_source=ig_embed

 

Këngëtarja shqiptare do të interpretojë ‘live’ në bashkëpunim me artisten Saint Vincent, e cila gjendet e nominuar në kategoritë “Kënga më e mirë e zhanrit rock”, dhe “Albumi më i mirë i zhanrit alternative”.

Dyshja sipas gjasave do të performojnë një kolazh këngësh të tyre më të fundit, gjersa flitet se një numër special është përgatitur edhe për këngëtaren e madhe të muzikës ‘soul’, Aretha Franklin, e cila u nda nga jeta vitin e kaluar.

Ka qenë vet Dua ajo e cila ka konfirmuar se provat për mbrëmjen e madhe kanë nisur, dhe se ndjehet shumë e entuziazmuar.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga provat që po zhvillohen në “STAPLES Center”.

“Provat për Grammy me Saint Vincent. Shihemi të gjithë të dielën”, ka shkruar këngëtarja Lipa në mbishkrimin e fotografisë.

Performanca të tjera në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”, përfshijnë artistë të tjerë të mëdhenj si: Cardi B, Janelle Monae, Post Malone, Red Hot Chili Peppers, Lady Gaga dhe Mark Ronson.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme