Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa tashmë ka filluar xhirimet e klipit të saj të ri.
Dua së fundi u fotografua duke pirë duhan jashtë kabinës së saj, teksa ishte e veshur me një robdeshambër, shkruan DailyMail përcjell portali arbresh.info
24-vjeçarja kishte kombinuar pamjen e saj me një palë çorape të verdha dhe rroba banje të po të njëjtës ngjyrë, ajo kishte realizuar një makijazh tërheqës në fytyrën e saj, ndërsa rrëmbente vëmendjen me flokët e saj prej biondeje.
Dua u fotografua duke ecur në rrugë përpara se të mbërrinte te grupi në shesh-zhirim, ndërsa u pa e veshur me një bluzë, xhaketë lëkure dhe një shall të markës Burberry.
Ajo kishte veshur xhinse të zeza dhe në dorë mbante një çantë shumëngjyrëshe.
Ndryshe, Dua është parë shpesh në krahun e të dashurit të saj, Anwar Hadid, ku raportohet se çifti jetojnë në New York në një apartament me qira prej disa muajsh. / arbresh.info/
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...
Hapet panairi i verës “Cakrrojmë gotat” në Rahovec