Dua Lipa në intervistën për “Vogue”: Vij nga një familje emigrante, më kanë mësuar gjithmonë të krenohem me rrënjët e mia

23:30 | 4 Shtator 2019
L G

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, së fundmi ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën e famshme Vogue, ku ka folur rreth më të rejave të saj.

Në fokus ka qenë linja e saj e re e veshjeve në bashkëpunim me “Pepe Jeans” si dhe punimet për albumin e saj të dytë, i cili pritet të dalë në treg shumë shpejt.

“Tani jam në LA duke përfunduar këngët dhe jam vërtet e entuziazmuar. Jam kaq nervoze. Me incizimin e parë, nuk pati pritje, por tani ka një presion shumë më tepër. Të gjithë flasin se sa e vështirë është incizimi i albumit të dytë, por për sa i përket të shkruarit ka qenë më lehtë. Ndjehem sikur e njoh veten shumë më mirë. Unë e di se për çfarë dua të shkruaj, di të shpreh ndjenjat e mia. Unë e di se si të flas për gjërat dhe ta lejoj veten të jem e prekshme”, ka thënë Dua për “Vogue” në lidhje me albumin e saj të dytë.

E njëjta, ka rrëfyer më tutje lidhur me prejardhjen e saj shqiptare, duke cekur se të qenit nga një familje refugjate i ka mësuar shumë gjëra. Ajo u pyet nga “Vogue” duke thënë se ka prejardhje nga një trashëgimi proteste, gjyshi i saj Seit Lipa, ishte kreu i Institutit të Historisë së Kosovës, i cili luftoi për të siguruar që tregimet thëna të njerëzve.

“Epo po, unë vij nga një familje emigruese dhe nga një familje që më kanë thënë gjithmonë të kujtoj rrënjët e mia dhe të krenohem për këtë. Me gjithçka që po ndodh në botë, mua më vjen shumë natyrshëm të ngrihem dhe të flas për padrejtësitë. Unë jam shumë e hapur për gjërat që janë të rëndësishme për mua”, ka thënë Dua.

Ajo po ashtu nuk ka lënë pa përmendur investimet që po bënë me babanë e saj në Kosovë, në kuadër të festivalit, fondacionit dhe së shpejti edhe akademisë me të njëjtin emër, “Sunny Hill”.

“Qëllimi ynë që nga fillimi ishte që një ditë të hapim një Akademi në Kosovë, të cilën ne kemi qenë në gjendje ta bëjmë pas festivalit këtë vit. Ne donim të ndërtonim studiot e provave dhe një studio regjistrimi për demot dhe ‘podcast’, një hapësirë krijuese e sigurt për fëmijët që të ndiqnin rrugën drejt muzikës. Është një përvojë plotësisht e lirë.

U deshën disa vjet pasi duhej të bisedonim me kryetarin e Prishtinës për të na dhënë hapësirë. Vitin e kaluar, ne kemi dhënë paratë që kemi grumbulluar nga festivali për OJQ-të që ishin me të vërtetë afër zemrës sonë, shumë festivale të rinj të pavarur të muzikës, korin filarmonik në Kosovë dhe gjithashtu për “Down Syndrome Kosova”.

Por këtë vit ne më në fund arritëm të krijonim këtë hapësirë që do të hapet siç duhet në vitin 2020. Akademia Muzikore “Quincy Jones” në Los Angeles u tregua vërtet e sjellshme dhe na dha tri bursa muzikore për tre fëmijë kosovarë për fondacionin “Sunny Hill”, për të regjistruar këngët e tyre në LA. Ka kaq shumë talent në Kosovë, kështu që ne me të vërtetë dua të sigurohem që fëmijët të kenë mundësi”, ka treguar më tej 24-vjeçarja për “Vogue”. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme