Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore javën e kaluar ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor “Swan Song”.
Kjo këngë është kolonë zanore e filmit të ardhshëm “Alita: Battle Angel” dhe ka një melodie të fortë me mesazh domethënës, ajo përmes një postimi të bërë në Twitter javën që shkoi, tha se “Swan Song” është “vetëm fillimi i luftës sonë për drejtësi”, shkruan portali arbresh.info
Ylli i pop-it vuri në dukje se Alita “lufton për të drejtat e njerëzve të margjinalizuar” dhe tha se projekti muzikor u frymëzua kryesisht nga ACT UP, një grup global avokimi që u formua në vitin 1987 në përgjigje të krizës së vazhdueshme të HIV / AIDS.
“Shpresojmë që ne të gjithë gjejmë një pjesë të vetes në karakterin e Alitës dhe të shohim se ne kurrë nuk duhet të heqim dorë nga beteja jonë kundër padrejtësive të botës”, shkruante ajo.
“Edhe në momentet më të vështira duhet të flasim”, ka thënë më tej Dua.
Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë këtij viti./arbresh.info/
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...