Dua Lipa ndan disa momente të lumtura

20:51 | 21 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Mbrëmë është mbajtur evenimenti i njohur “Brit Awards” në të cilin Dua Lipa rrëmbeu një çmim.

Kënga “One Kiss”, e këngëtares shqiptare, Dua Lipa në duet me Calvin Harris u zgjodh “Kënga më e mirë e vitit”.

E pas ndarjes së çmimeve, është organizuar edhe një ndejë ku artistja 23 vjeçare publikoi disa nga momentet më të lumtura në Instagram.

Në imazhet e Lipës shihet edhe i dashuri i saj, babai i Duas, Dukagjini dhe e gjithë familja teksa po argëtohen pafund.

Ajo çka tërheq vëmendje është pamja e këngëtares shqiptare, veshja karakteristike por nuk ka dyshim se duket për mrekulli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme